Nikolovski: ASH-ja në Qeveri për shkak të matematikës

by admin
Spread the love





Nënkryetari I VMRO-DPMNE-së e ka quajtur qesharake tezën e kreut të ASH-së, Arben Taravari, se hyrja e kësaj partie në koalicionin qeverisës është të sigurohet shumica prej 80 deputetëve. Sipas tij, sic percjell KlanM, të gjithë janë të vetëdijshëm se një shumicë të tillë nuk ka.

“Unë nuk e njoh këtë Arben Taravri, e njoh një tjetër dhe më vjen keq që e shoh me këtë paraqitje. Një nga tezat më qesharake është se ka hyrë në qeveri për të siguruar shumicën prej 80 deputetëve për ndryshimet kushtetuese. Mendoj se dëshiron të hyjë në qeveri për shkak të matematikës. Nëse matematika është byrek apo dicka tjetër, vetë duhet ta thotë. Ndoshta është I shantazhuar, kësi biseda dëgjohen nëpër kuloare, por nuk dua të spekuloj” – tha Aleksandar Nikolovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Aleanca për Shqiptarët, sic njofton KlanM, në mbledhjen e së shtunës në Tetovë, formoi ekipin negociator për hyrje eventuale në koalicioni Qeveritar. Sipas liderit partiak, Arben Taravarit, hyrja eventuale e ASH-së në Qeveri do t`I jepte mundësi sigurimit të 2/3 të votave për ndryshimet kushtetuese.







Artikulli paraprak“Grupi Zjarrit” takimin e radhës e zhvillon nesër në Kërçovë
Artikulli tjetër“Flet shumë, ka durim” – Ilir Shaqiri tregon dallimin mes tij dhe Luiz Ejllit




You may also like