Nikollovski: Nevojiten zgjedhje urgjente

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas prezantimit të programit dhe Qeverisë nga mandatari Kovaçevski, VMRO-DPMNE ka deklaruar se vendit i nevojiten zgjedhje urgjente për të dalë nga kriza politike, ekonomike dhe energjetike.

Deputeti i kësaj partie, Aleksandar Nikollovski tha se Qeveria e re nuk është e re, por është Qeveri e vjetër e cila do të vazhdojë të veprojë pa vizion.

“Ne jemi këtu sepse ka dështuar e gjithë politika e premtuar e Zoran Zaevit, sepse populli e ndëshkoi ashpër politikën e tij, sidomos në zgjedhjet lokale. Të pranohej thirrja jonë që pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale të ketë zgjedhje parlamentare tani do ti kishim të gjitha institucionet. Por nuk u ballafaquam me zgjedhe, por me kidnapim të deputetëve”, deklaroi Nikollovski.


You may also like