Nikollovski dha dorëheqje nga funksioni sekretar i përgjithshëm i LSDM-së

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri për Luftë Kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Resurse Njerëzore Lupço Nikollovski sot dha dorëheqje me shkrim nga funksioni sekretar i përgjithshëm i LSDM-së. Ai i shprehu falënderim të veçantë ish-kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaevit dhe të gjithë anëtarëve të partisë.

“Sot LSDM-ja është partia më e madhe, më moderne, më e digjitalizuar, më dinamike evropiane. Pas 18 viteve, LSDM-ja dhe koalicioni fituan në zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar. Kryetarit Kovaçevski dhe udhëheqësisë së re u dëshiroj shumë pjekuri, unitet, angazhim dhe ruajtjen e vlerave. Me këtë lë mundësi për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm sipas konceptit të kryetarit Kovaçevski”, qëndron mes tjerash në dorëheqjen me shkrim të Nikollovskit dorëzuar LSDM-së.

Paraprakisht edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski u tërhoq nga funksioni nënkryetar i partisë, duke paralajmëruar se nuk ka për qëllim të jetë pjesë e udhëheqësisë së re.

Këshilli Qendror i LSDM-së sonte në seancë duhet të marrë vendimet përfundimtare për atë si do jetë kryesia e re e partisë.

You may also like