Nikolloski: Tatimet të mos rriten, çështja për referendumin do të dihet në fund të gushtit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Hapet dera për rritjen e tatimeve, ndërsa VMRO-DPMNE-ja është kundër kësaj, deklaroi sot në Prilep, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, i cili mori pjesë në shënimin e përvjetorit të vdekjes së 10 rezervistëve të armatës në Karpallak.

“VMRO-DPMNE-ja është për tatime të ulëta dhe jo vetëm që është kundër rritjes, por duhet të ketë shkurtim të tatimeve ekzistuese. Që të zhvillohet biznesi, duhet t’i jepet liri, TVSH e sheshtë dhe të ketë tatim të ulët që mjetet të përdoren për zhvillim”, tha mes tjerash Nikolloski.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së paralajmëroi se deri në fund të këtij muaji do të dihet çështja e referendumit.

Nikolloski i hedh poshtë akuzat nga kundërshtari politik LSDM se porosit sondazhe për rejting të lartë.

“Sondazhe porositin partitë politike dhe janë masë kryesore ku ndodhet një parti politike midis dy cikleve zgjedhore. Sigurisht, se sondazhi më i mirë janë zgjedhjet. Lidhur me rezultatet e sondazheve, të gjitha janë absolutisht të sakta. Bëhet fjalë për shtëpinë më të madhe në Evropë, ajo është IPSOS franceze, e cila deri më tani nuk ka lëshuar asnjë sondazh. Kështu që, nëse IPSOS del me ato numra, ky është edhe disponimi i popullit”, deklaroi Nikolloski në Prilep.


You may also like