Ngushtohet gara në Britani/ Eliminohet Prokurorja e përgjithshme, Sunak kryeson

by admin
Spread the love

Prokurorja e Përgjithshme britanike Suella Braverman nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për të kaluar në raundin tjetër në garën për udhëheqjen e Partisë Konservatore, ndërsa ish-ministri i Financave Rishi Sunak doli sërish në krye në raundin e fundit për të vendosur kryeministrin e ardhshëm të Britanisë. 

“Badenoch 49; Braverman 27 ; Mordaunt 83; Sunak 101; Truss 64; Tugendhat 32. Prandaj, sipas rregullave, Suella Braverman eliminohet nga gara dhe të tjerët mund të shkojnë përpara në një votim tjetër të hënën”.

Rishi Sunak, kryesuesi në garën tha se ai ishte tepër mirënjohës për mbështetjen e deputetëve konservatorë.

“Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme nga kolegët e mi dhe publiku më i gjerë, Jam i përgatitur të jap gjithçka që kam në shërbim të kombit tonë. Së bashku ne mund të rivendosim besimin, të rindërtojmë ekonominë tonë dhe të ribashkojmë vendin”, tha ai.

Duke parë rezultatet fokusi tashmë pritet të zhvendoset në një seri debatesh televizive të planifikuara gjatë fundjavës, ku kandidatët  do të përballen drejtpërdrejt për herë të parë.  Pasuesi i Boris Johnson pritet të zgjidhet më 5 shtator.

 


Top Channel

You may also like