Ngritja e çmimeve, PSD-ja kërkon rritjen e pagës bazë, s’i përjashtojnë protestat

by admin
Spread the love

Kryetari i Partia Socialdemokrate
(PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se si kundërpërgjigje e ngritjes së çmimeve do
të duhej të rritje e paga minimale, raporton Ekonomia Online.

Molliqaj në një konferencë për medie shtoi se paga do të duhej që të rritej në 350 euro, teksa ka kërkuar që edhe produktet bazë të lirohen nga TVSh-ja.

“Ajo që kemi vërejtur ne është
se masat qe duhet të ndërmerren nga ana e qeverisë si vijon. Funksionimi i Këshillit
ekonomiko-social dhe paga minimale. Sa i përket rritjes së pagës minimale, 350
euro do të duhej te ishte në Kosovë që nuk ka ndërruar që nga viti 2021”.

“Rritja e pagës do të rriste mirëqenien e qytetarëve, sepse e prek pikërisht këtë kategori. Tjetër që kërkojmë është se produktet bazë duhet të lirohen nga TVSh, ndonëse të gjithë thonë se është më e lira në rajon, ndërsa produktet siç janë mielli, kripa, qumështi, vaji, buka, duhet të lirohen nga TVSH-ja”, ka thënë Molliqaj.

Tutje, ai paralajmëroi aksion
simbolik në lidhje me ngritjen e çmimeve të produkteve bazë në Kosovë.

“Në bazë të asaj që kemi vërejtur,
besoj se nga java e ardhshme do të angazhohemi edhe me ndonjë aksion simbolik në
lidhje me këtë çështje”, tha Molliqaj.

Imer Raçi aktivist i PSD-së, tha
se një shportë me produkte bazë që ka kushtuar 18 euro, tani e njëjta kushton
23.55 cent, raporton EO.

“Personat që janë goditur nga
kjo situatë është edhe për ata që marrin pagë mesatare, të cilët janë goditur
nga rritja e çmimeve për 37 për qind, të cilët kanë pagë deri në 280 euro”.

“Buka, miell gruri, mish pule, vezë
e shumë produkte tjera, janë nder produktet që janë rritur në Kosovë. Një
shportë me produkte ushqimore për qytetarët që ka kushtuar 18 euro, ndërsa tani
kushton 23.55 euro më shumë”.

You may also like