Ngritet siguria e operimeve në njësitë prodhuese – Shqip

by admin
Spread the love

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se bazuar në Bilancin Vjetor Elektro-Energjetik (BVEE), dhe me qëllim të ngritjes së sigurisë së operimeve dhe stabilitetit të njësive gjeneruese gjatë periudhës së dimrit.

Siç bën të ditur KEK-u nëpërmjet një kumtese, njësia B-2 e termocentralit Kosova B, ka filluar revizionin e rregullt vjetor prej 8 ditësh, nga sot deri me datën 15 nëntor, njofton Klankosova.tv.

Gjatë kësaj periudhe po sipas BVEE-së, KEK-u do të operoj me njësitë A3=125 MW/h, A4=125MW/h dhe B1=250MW/h.

Gjithashtu nga njësia B1 do të furnizohet edhe Termokosi me rreth 45-50 MW/h energji termike, varësisht nga kërkesa e Termokosit.

You may also like