Ngritet aktakuzë ndaj Sami Kurteshit, ai thotë se nuk është në dijeni për këtë

by admin
Spread the love

Sami Kurteshi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se nuk ka njohuri që ndaj tij nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është ushtruar aktakuzë për veprën penale “sulmi”.

“Jo, prej juve po dëgjoj, me gjasë qashtu shkon, krejt bota duhet me dëgju përpara sesa personi i cili është i prekur”, deklaroi Kurteshi.

Kurteshi akuzohet se më 25 gusht 2021, në selinë e KQZ-së, i ishte drejtuar të dëmtuarit Adnon Berisha me fjalët “djalo ku e ki maskën?” dhe pasi që i dëmtuari nuk përgjigjet atëherë Kurteshi e kapë për krahu atë duke e tërhequr dhe duke i bërtitur me fjalët “ec jashtë” dhe e shtynë nga mbrapa me dy duart.

“Unë nuk mund të deklaroj dhe të deklarohem për gjëra të panjohura për mua”, shtoi Kurteshi.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sami Kurteshi po akuzohet se më 25 gusht 2021 në selinë e Komisionit të Zgjedhjeve në Prishtinë, me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarit Adnon Berisha.

Më 25 gusht 2021 ishte raportuar se Policia e Kosovës (PK) ka nisur hetimet ndaj Sami Kurteshit, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si i dyshuar se ka sulmuar një person. Më 21 dhjetor 2021, i ishte përpiluar aktakuza. /BetimiPërDrejtësi

Lexo lajme interesante

You may also like