Ngrirje e re e çmimeve, ja cilat produkte do të përfshihen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qeveria i ngriu edhe çmimet e vezëve, orizit dhe brumërave. Pas publikimit të këtij vendimi të qeverisë në gazetën Zyrtare, çmimet e këtyre tre produkteve, qofshin ato vendore ose të importuara, do të shiten me çmimet që kishin më 1 dhjetor të këtij viti.

Kjo masë e propozuar nga Ministria e Ekonomisë synon të parandalojë rritjen e mëtejshme të çmimeve të ushqimeve bazë.

Më herët qeveria ngriu edhe çmimet e bukës, vajit, qumështit, sheqerit, miellit, mishit dhe djathit.

Komuniteti i biznesit ka paralajmëruar se ky lloj parandalimi është i rrezikshëm dhe mund të bëjë që disa prej produkteve të zhduken nga raftet e dyqaneve derisa masa është në fuqi.

You may also like