Ngrica dhe reshje bore, ARRSH del me njoftimin e rëndësishëm për situatën në vend

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Vendi ynë ditët e fundit është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje shiu e bore në të gjithë vendin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e akseve rrugore pas 24 orësh pa reshje.

Sipas ARRSH gjatë natës për të shmangur ngricat është punuar gjithë natën me shpërndarjen e kripës, për të vijuar pa probleme qarkullimi i makinave.

Njoftimi i ARRSH:

“Reshjet kanë pushuar.

Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta.

Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. #ARRSH #MIE”, thuhet nw njoftimin e ARRSH.

You may also like