Ngjela: Kjo është kërkesa që Serbia i ka bërë Berishës

by admin
Spread the love

Avokat Spartak Ngjela shkruan në një postim në Facebook se Beogradi përmes “Foltoreve” të Sali Berishës po kërkon në Shqipëri një konflikt Veri-Jug. Avokati ngre pyetjen “A do ta pranojë sërish Berisha këtë kërkesë të Beogradit, siç bëri edhe në vitin 1999?”.

Postimi i Ngjelës:

“Kemi të dhëna të sigurta se Beogradi po kërkon në Shqipëri një konflikt Veri-Jug, njëlloj siç e kërkoi edhe përgjatë vitit të mbrapshtë 1999. Tani po e kërkon pikërisht gjatë foltoreve të Sali Berishës.

A do ta pranojë sërish Berisha këtë kërkesë të Beogradit, siç bëri edhe në vitin 1999?

Le ta provojë po të dojë, por të mos e harrojë faktin se ndërkohë është nongrata në Shtetet e Bashkuara dhe, ligji i ri për ekstradimin midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i miratuar në korrik të këtij viti, është në gatishmëri për çdo orvatje të tillë.

Le të presim e të shikojmë…” shkruan Ngjela.

You may also like