“Ngjarje diplomatike shumë e rëndë”, Spartak Braho: Ky gjest i Ilir Metës i ka vënë kapakun turpit të madh

by admin
Spread the love

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho, e ka konsideruar të nxituar vendimin e presidentit Meta për të dekretuar zgjedhjet e pjesshme lokale në mars. I ftuar në “Frontline” në Neës 24, Braho tha se Meta së bashku me Berishën janë bërë palë duke legalizuar edhe koalicion me të.

Më tej ai tha se qarqet diplomatike i kanë vënë vizën (Metës) duke përmendur edhe vizitën e presidentit Erdogan i cili nuk e takoi atë.

“Zgjedhjet mund të bëheshin edhe më mirë nëse bëheshin ndryshime në kodin zgjedhor. E mira ishte të bëheshin tani. Presidenti ka nxituar dhe ka vrapuar në Shkodër. Kjo vizitë është llogaritur nga Meta dhe Berisha që mundet që e vetmja bashki që mund të votohet nisur edhe nga tradita. Mund edhe ta marrin. Janë bashkë, Meta dhe Berisha. Ky gjest i vë kapakun turpit të madh që Meta legalizon koalicionin me Sali Berishën. Tenxherja ka gjetur kapakun. Meta shkon në Shkodër ku firmosi marrëveshjen me Ramën.

Meta nuk e do Partinë Demokratike të Lulzim Bashës. Meta do ta kthejë LSI-në në një karrocë dore. Ilir Meta ka kohë që nuk është më president formalisht. Do të shohim edhe çudira të tjera nga Ilir Meta deri sa të lërë titullin president. Meta nuk besohet se do të shkarkohet para afatit. Fakti që Erdogan nuk e priti, nuk e takoi nuk pritet nga homolog. Ngjarje diplomatike shumë e rëndë. Qarqet diplomatike i kanë vënë vizën (Metës). Një shtet i madh siç është Turqia, që të vërë vizën ku shtet, tregon që një pozicion të rëndë të tij institucional”– përfundoi ai.

You may also like