Ngatërroi gjithë dynjanë, çfarë dimë deri tani për sezonin e dytë të ‘H.O.T’

by admin
Spread the love

Pak ditë më parë përmendja e “H.O.T” në “Big Brother VIP” e “ngatërroi të gjithë dynjanë”. Ermali zbuloi se Bora Zemanin do e shohim në sezonin e dytë të serialit e pas kësaj deklarate, Donaldi nisi të pyeste më shumë për këtë. Ai i tha Ermalit që ta paguajë mirë ish-partneren e tij.

Kjo bisedë vazhdoi me batuta e me të qeshura nga Ermali, Salsano, Donaldi e banorë të tjerë. Kjo nuk u prit mirë nga Beatrix Ramosaj, e cila ishte mërzitur. Këngëtarja refuzoi t’i bashkohej darkës me banorët finalistë. Si rrjedhojë, Ermali reagoi duke i thënë se batutat ishin në kuadrin e shakasë.

Batutat nuk ishin dashakeqe, por vetëm shaka. Në atë mes kishte vetëm një të vërtetë: Bora Zemani do të jetë pjesë e “H.O.T”! Lind pyetja, çfarë dimë deri tani rreth sezonit të dytë?

“H.O.T”, seriali që bëri për vete shqiptarët duke i mbërthyer pas ekranit, do të rikthehet me sezon të dytë në muajin Tetor. Aktorët janë në prag të nisjes së xhirimeve dhe përpos Bora Zemanit, shumë personazhe të rinj do t’i shtohen kastit. Një prej tyre është dhe Joeli, djali i Ermalit, i cili në film do luajë rolin e vëllait të tij.

Kujtojmë se sezoni i parë u mbyll me datë 26 Dhjetor. Në episodin e fundit jeta e personazheve mori një kthesë të papritur. Dani u takua me të ëmën që e kërkonte prej vitesh, ndërsa një djalë i ri hyri në jetën e Amandës. Nisur nga kjo, të gjithë po presin me padurim se si do të vijojë kjo histori. Si do të zhvillohen ngjarjet tani që personazhe të rinj do i bashkohen serialit? A do të mund ta falë Dani nënën e tij, e cila e braktisi për kaq shumë vite? Po Amandën a do të mund ta rikthejë pranë vetes?

Seriali me autore Klaudia Brahimaj dhe regji të Bjordi Mezinit, është një bashkëprodhim i producentëve Ermal Mamaqi dhe Dritan Huqi.


You may also like