Ngarkohet ministria e Ekonomisë ta zbatojë planin për riorganizim – Shqip

by admin
Spread the love

Qeveria e RMV-së në seancën e 121-të ka shqyrtuar dhe miratuar Informatën lidhur me planin për riorganizim të Ministrisë së Ekonomisë, ku është ngarkuar Ministria ta zbatojë Planin, sipas afateve të konstatuara.

Konform Planit, sic përcjell KlanM, parashihet bashkimi i Inspektoratit Shtetëror të Tregut me Inspektoratin Shtetëror për inspektim Teknik dhe formimin e një institucioni të vetëm të mbikqyrjes inspektuese – nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë – Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Teknik.

Sipas këtij shembulli, parashihet bashkimi I Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik me Agjencinë për mbështetje të sipërmarrësisë në RMV, Agjencisë për Investime të Huaja dhe promovim të eksportit me Drejtorinë për Zona Tekonologjike Industriale Zhvillimore dhe Agjencisë për Energjetikë me Agjencinë për rezerva të detyrueshme të naftës.

Ministria e Ekonomisë, sic përcjell KlanM, zbaton Planin për riorganizim të Ministrisë, konform konkluizonit të Qeverisë nga seanca e 8 Marsit 2022, kur Ministria e Ekonomië, Ministria pë Shoqri Informatike dhe Administratë dhe Ministria e Bujqësisë ishin ngarkuar të nisin me zbatimin e pilot – projektit të parë të sistemit ministrial, konform rekomandimeve të Raportit të Integruar për riorganizim shtetëror. /KlanMacedonia/

You may also like