“Nga zilia dikush feston dëmtimin tënd”, Fenomeni Ronaldo i del në mbrojtje Neymarit

by admin
Spread the love

I izoluar në dhomën e hotelit në Doha, ku Covid-19 nuk e lejoi të ndiqte nga stadiumi përballjen midis Brazilit dhe Serbisë, Ronaldo Fenomeni i ka dalë në mbrojtje Neymarit për kritikat që ka marrë. Legjenda braziliane bëri një postim në Instagram ku tregoi mendimin e tij për këtë situatë, ku nuk i kurseu as kritikat për të gjithë ata që gëzojnë për dëmtimin e Neymarit.

“Jam i sigurt se shumica e brazilianëve, si unë, të duan dhe të admirojnë – shkruan fillimisht Ronaldo në një postim në Instagram – Talenti yt të ka çuar aq larg sa që ka admirim për ty në çdo cep të botës.

Megjithatë, për faktin që ke arritur aty ku je, për suksesin që ke pasur, të ka goditur zilia dhe keqdashësia, deri në atë pikë sa dikush feston dëmtimin e një ylli si ti. Në çfarë pike kemi arritur? Çfarë bote është kjo?”- shtoi Ronaldo në Instagram. /oversport.tv

Foto: Real Valladolid C.F. S.A.D

You may also like