Nga vështirësitë te familja dhe kauzat sociale- Dafina Zeqiri rrëfen anën e panjohur të saj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dafina Zeqiri është një nga artistet më të mira të muzikës shqiptare, e cila vit pas vit vendos standarde të reja në industri.

2021 ka qenë padyshim viti i saj, me publikimin e “Dafinë moj”, albumi që kaloi çdo pritshmëri, me bashkëpunime e hite të shumta.

Së fundmi, Dafina është shfaqur në kopertinën e “Global Woman”, ku është ndalur më shumë te ana tjetër e saj që nuk shohim në rrjetet sociale apo muzikë. Dafina është shprehur në intervistë krenare për gruan që është sot dhe që nuk u dorëzua përballë asnjë pengese. Megjithatë, vështirësitë në karrierën e saj kanë qenë të shumta, ku si më të vështirën përmend largësinë nga e ëma dhe motrat.

Dafina Zeqiri, cila është gjëja e parë që ju vjen ndërmend kur dëgjoni emrin tuaj?
S’ka këtu faj veç Dafina!(Qesh)

Sot jeni padyshim një artiste ikonike, e dashur për publikun, por teksa shihni këtë rrugëtim tuajin, çfarë i thoni vetes?
I them bravo që nuk je ndalur pavarësisht shumë pengesave gjatë rrugës, e ke pasur vizionin ku ke për të shkuar edhe nuk ke lejuar asgje të të ndal
për të arritur aty ku ke dashur të shkosh..dhe vazhdojmë këtë rrugëtim!

Kë quani si vështirësinë tuaj më të madhe në karrierë?
Që ndodhem shumicën e kohës larg familjes, më mungojnë përqafimet e nënës dhe motrave.

Dafina si idhull i të rinjve, sa përgjegjësi keni në këtë rol dhe si mundoheni ti frymëzoni ata?
Mundohem deri në maksimum të frymëzoj të rinjtë për shëndetin
mendor dhe për ligjin e tërheqjes. Për mua s’ka asgjë më të rëndësishme
se këto. Po ashtu flasim për bullizëm dhe kemi disa grupe çati në Instagram ku shprehemi për çfarëdo për jetën që ndodh në shkollë apo në shtëpi.

Mendoni se arti, ndryshe nga shumë fusha të tjera sjell më shumë paqe, apo më shumë mesazhe?
Mendoj që i sjell të dyja, varet normal nga stili i këngës…

Kohët e fundit ju kemi parë të përfshira dhe në kauza sociale, si ju erdhi kjo ide?
Për mua kjo ka qenë diçka shumë e rëndësishme gjithmonë! Nisem nga vetvetja dhe përjetimet e mia. Në fillim ndoshta s’kam fol, shkaku sepse
s’kam qenë mirë vet, kam qenë duke “figure things out” me vetveten time dhe rrethanat e mia… Por tani s’ka të ndalur dhe çfarëdo që
mundem të bëj për të frymëzuar për të ndihmuar.

Të ardhurat e albumit tuaj të fundit shkuan për fëmijët për autizëm, përse kjo zgjedhje?
S’ka gjë më të bukur se kur mundesh të ndihmosh dikë përmes muzikës (muzika e cila është shërim/ ilaç për shpirtin tonë). Ne kemi patur oferta të ndryshme për shitjen e albumit por s’kemi mundur t’ja lëmë një albumit sepse është diçka që e kemi punuar bashkarisht si ekipa Moneyz plus
bashkëpunëtorët tanë, me gjithë shpirtin dhe është diçka po ashtu personale. Dhe kur e vendosëm (idea e menaxherit Pëllumb Citaku) që të bëjmë një bashkëpunim me Gjirafa Mall dhe stafin e tyre të mrekullueshëm për të ndihmuar fëmijëve me autizëm dmth ti dedikojmë të gjitha të ardhurat atyre-pa hezitim kemi thënë PO! S’ka diçka më të rëndësishme dhe që na plotëson shpirtërisht (shumë më shumë se sa të kishim situar lekë nga CD-ja fizike) se kjo që kemi bërë tani. Dhe këtu e falenderojmë po ashtu posta Beki të cilit po ashtu na janë bashkëngjitur.

Sa e përfshirë jeni në aktivitetet sociale, bamirësitë?
Sado që mundemi, kemi mundesi. Domethënë nuk jam vetëm, jam e rrethuar me 6 super djem/ anëtar të Moneyz Music të cilët gjithmonë bashkë me mua tregojnë mbështetje dhe marrin pjesë po ashtu në protesta kur kemi mundësi me marrë pjesë.

Mund të na rrëfeni emocionet, përjetimet që këto kauza ju dhurojnë?
Mi kujtojnë disa nga përjetimet e mia… Disa kujtime shumë të mërzitshme dhe kur e dëgjoj ose e shoh që dikush tjetër është duke i
përjetuar? Prekem shumë…


You may also like