Nga seriali ‘Çka ka shpija’, në prova te skuadra e madhe në Francë!

by admin
Spread the love

Një tjetër talent nga Kosova është larguar për në prova në Europë. Bëhet fjalë për lojtarin e Prishtinës, Orik Morina i cili ka disa ditë që është bërë pjesë e skuadrës së njohur nga Franca, Metz – e cila bën pjesë në Ligue 2 të Francës.

Morina është futbollist i Akademisë së Prishtinës, ku kaloi disa vite fantastike në ekipin e kryeqytetit. I lindur më 8 dhjetor 2005, Orik Morina u bë i njohur në serialet kosovare. Ai luajti te “Çka ka shpija” për disa sezone.

Kurse në moshën 6-vjeçare ai kishte luajtur edhe në filmin me metrazh të gjatë “Tri dritare dhe një varje” me regjisor Isa Qosja.

LEXO EDHE KETE

Bad News Eagles e luan sonte finalen e madhe, kaq para mund t’i fitojë

Kujtojmë që këto prova i bëri të mundshme daja i futbollistit, Kushtrim Munishi – i cili është nj nga golashënuesit më të mirë në Kosovë.

Kujtojmë se Franca është një destinacion i preferuar kohët e fundit për lojtarët shqiptarë, sidomos ata që përfaqësojnë Kosovën.

Arbër zeneli luan te Reims, Edon Zhegrova te Lille, Valon Berisha u largua pak ditë më parë nga Reims për në Australi në formë huazimi./Botapress.info/

Lexo lajme interesante

You may also like