Nga Ronaldo te LeBron James, cilët janë miliarderët e botës së sportit

by admin
Spread the love

Sipas revistës “Forbes”, aktualisht janë 6 atletë në aktivitet që kanë arritur të fitojnë më shumë se një miliard euro gjatë karrierës së tyre sportive.

Në vend të parë qëndron golfisti Tiger Woods, që ka një pasuri prej 1,64 miliardë eurosh, ndërsa pas tij vjen Cristiano Ronaldo, që zotëron 1,18 miliardë euro. Në shkallën më të ulët të podiumit qëndron “mbreti” LeBron James, me 1,11 miliardë euro.

Lione Messi zë vendin e katërt me 1,10 miliardë euro pasuri, ndërsa pas yllit argjentinas vjen tenisti Roger Federer, me 1,04 miliardë euro. Miliarderi i fundit është boksieri Floyd Mayweather me 1,03 miliardë euro pasuri. / Oversport.tv

Foto: Manchester United, Twitter

You may also like