Nga partnerja te raporti me Fifin dhe i preferuari në shtëpi- Flet Graniti

by admin
Spread the love

Graniti ka qenë një banor shumë i komentuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe shkak për këtë u bë sidomos raporti me Fifin, e cila gjithashtu doli pak javë pas tij. Ata janë përfolur dhe pas largimit nga shtëpia e famshme por ishte Fifi e cila sqaroi se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi.

Ndërkohë së fundmi në një intervistë për “Prive”, edhe Graniti ka folur rreth raportit të tyre. Ai tha se është shok me Fifin por angazhimet profesionale kanë bërë që të mos takohen shpesh.

“Shkruhemi ndonjëherë por nuk takohemi shpesh sepse ajo ka angazhime koncerte në Tiranë, unë punë në Prishtinë…”

Sakaq, i pyetur se kush duhet ta fitojë “Big Brother VIP”, Graniti tha se dëshiron shumë ta fitojë Donaldi poe beson se do e fitojë Iliri.

Sakaq, kur ishte pjesë e reality showt ai foli për një lidhje dashurie të lënë pezull që u duk sikur do vijonte. Por në fakt e kundërta paska ndodhur pasi Graniti është single. I pyetur nës e e dashura është më xheloze tani që është bërë më i famshëm ai tha “Pse jeni të sigurt se kam të dashur?” duke nënkuptuar se nuk ka.


You may also like