Nga objektivat e sezonit tek e ardhmja dhe momentet pikante me Partizanin, Valentino Murataj flet për Oversport

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Partizani ndodhet në krye të tabelës së klasifikimit dhe është shpallur kampion dimri në këtë ndalesë të “Abissnet Superiore”. Një rol të rëndësishëm në këtë ecuri pozitive të demave ka padyshim edhe mesfushori Valentino Murataj i cili ka zhvilluar një sezon fantastik deri më tani.

26-vjeçari ka dhënë një intervistë për Oversport ku ka folur për ecurinë deri më tani me Partizanin, objektivat e sezoni dhe atë çfarë pret nga e ardhmja.

“Këtë gjysmë viti do ta përshkruaj si të suksesshëm, pasi i vjetshmi nuk ishte i tillë. E kemi nisur shumë mirë këtë kampionat dhe një fillim i mbarë do të thotë që kemi bërë gjysmën e punës. Shpresoj që të mbajmë këtë vazhdimësi dhe të arrijmë sa më shumë rezultate në pjesën e mbetur të sezonit.”

Një nga ndeshjet vendimtarë të këtij sezoni? “Çdo ndeshje ka atë bukurinë dhe vështirësinë e saj. Kundërshtarët tanë janë të vështirë për t’u mundur, por do të veçoja derbin. Ajo është ndeshja më e bukur dhe që të shijon kur e fiton, dhe tregon që është më shumë se një ndeshje futbolli.”

Cili është synimi i Murataj përveç titullit kampion? “Në aspektin personal shpresoj të shënoj dhe asistoj sa më shumë dhe të ndihmoj në çdo aspekt skuadrën. Shpresoj që të vijë diçka më e mirë, sepse çdo lojtar në Shqipëri ka dëshirë të luajë jashtë.”

A pret që në 2023 të vijë ftesa e Kombëtares? “Shpreson që të vijë sa më shpejtë sepse nëse i bën gjërat mirë me vetën dhe jep maksimumin çdo gjë arrihet.”

Cili e plotëson dyshen bashkë me ty si karizmatikët e ekipit? “Humorista ka shumë në ekip, por do të veçoja Telushin. Ai është afër zonës sime dhe me atë bëjmë një humor të lezetshëm.”

Ku do ti kalojë pushimet Murataj? “Pranë familjes sime. Falë zotit këto ditë kemi pasur ditë pushimi. Edhe kur kemi pasur pushim kemi shkuar në fazë përgatitore me ekipin. Këto ditë do t’i shfrytëzoj ne maksimum me familjen time.”

Një nga momentet që të kujtohet më shumë gjatë këtj sezoni? “Është goli i Skukës në ndeshjen e parë ngaqë u shënua në minutën e fundit. Ai ka qenë një nga emocionet më të mëdha.”

Çfarë urimi ke për tifozët e Partizanit dhe shqiptarët? “Në veçanti i uroj një vit sa më të mbarë të gjithë tifozët e Partizanit dhe familjes së tyre. I uroj dhe të gjithë shqiptarët festa sa më të mbara dhe sa më shumë shëndet.” /oversport.tv

You may also like