Nga nesër fillon aplikimi për shujtë studentore

by admin
Spread the love




Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se nga nesër deri më 31 dhjetor sërish mund të aplikohet për realizimin e të drejtës të racionit të subvencionuar të studentëve.

“Mund të aplikojnë të gjithë studentët të cilët i përmbushin kushtet sipas Ligjit për subvencionim të racionit për studentë, por nuk kanë arritur të aplikojnë dhe/apo ta realizojnë këtë të drejtë në afatin e parë dhe të dytë. Kjo mundësi do të jetë në dispozicion çdo muaj edhe atë nga data 20 deri më 30, gjegjësisht më datën 31 të muajit”, qëndron në kumtesë.

Aplikimi për racion të subvencionuar bëhet në formë elektronike, përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/, me bashkëngjitjen e vetëm dy dokumenteve –  fletëparaqitje dhe deklaratë për saktësinë e të dhënave për llogarinë personale të transksionit.


Lexo lajme interesante

You may also like