Nga nesër borë dhe erë e Veriut – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

VALA E LAGËSHTISË NGA MESDHEU DO TË REZULTOJË ME RESHJE BORE NËPËR QYTETE

Drejtoria për Punë Hidrometerologjike njofton se nesër dhe gjatë natës së Premtes do të ketë reshje të shiut dhe borës. Reshje më intensive, sic njofton KlanM, priten në pjesët jugore dhe lindore të vendit.

Në viset malore, sipas metereologëve, do të rritet shtresa e dëborës, kurse në disa vende më të ulëta do të formohet shtresë e re dëbore. Të Premten pasdite dhe të Shtunën, sic percjell KlanM, do të ketë erë mesatare dhe e përforcuar nga drejtimi verior dhe do të ketë reshje kryesisht të borës me intensitet më të dobët.

Metereologët thonë se reshje të borës do të ketë edhe nëpër qytete në pjesët perëndimore, lindore dhe jugore të vendit, ku pritet formimi I shtresës së dëborës prej 10 deri 15 centimetra.

Reshjet e shiut dhe borës në viset malore, si pasojë e depërtimit të valës së lagësht nga Mesdheu, sic njofton KlanM, do të vazhdojnë nesër si dhe të Premten, kurse mot më i thatë pritet gjatë fundjavës.

Temperaturat në mëngjes do të shkojnë deri në minus 4 gradë Celsius kurse ato maksimale të ditës deri në 7 gradë. /KlanMacedonia/

You may also like