Nga muaji janar pritet rritje e çmimit të energjisë elektrike në Maqedoni

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Udhëheqësia e Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV-së), tha se ka ulur shpenzimet për këtë vit (8 muajt e parë) të gërryerjes/transportimit të thëngjillit për 11euro/ton dhe prodhimin e energjisë për 58euro në MWh rrymë që i jep Furnizuesit universal “EVN Home”.

Por, kjo nuk garanton ulje të çmimit për konsumatorët në amvisëri apo industri, pasi që KRRE deri në fund të vitit pritet të rishikojë të gjitha kapacitet e prodhimit vendor dhe importit të rrymës dhe sipas paralajmërimeve do të rritje të çmimit të energjisë elektrike nga muaji janar, informon Alsat.

Drejtori i EMV tha se rritje do të ketë në gjithë Evropën kështu që edhe ne Maqedoni mund të ketë lëvizje çmimesh por për bllok tarifën 3 dhe 4 që kategorizohen si harxhuesit më të mëdhenj. /Alsat.mk

You may also like