Nga lojtarët më të mirë që ka trajnuar te jeta private, Conte flet si kurrë më parë

by admin
Spread the love

Antonio Conte është një nga trajnerët më të mirë të momentit dhe që ka fituar shumë trofe gjatë karrierës së tij. Por njëkohësisht, Conte pranon se ai ka humbur edhe shumë përveç fitoreve. Përgjatë një intervistë dhënë për Sky Sport UK, Conte bëri një analizë të rrugëtimit të tij dhe çfarë e ka shënjuar karrierën e tij.

“Kam fituar shumë trofe. E vështirë të them një numër, por kam fituar shumë si futbollist ashtu edhe si trajner. Por gjithashtu edhe kam humbur shumë, shumë finale. Por ka qenë diçka pozitive, sepse kur humbet bëhesh më i fortë dhe provon të përmirësohesh, të kthesh dhimbjen në forcë.

Momenti që më ka ndryshuar karrierën? Si futbollist transferimi nga Leçe tek Juventusi. Kam luajtur 13 vite aty. Si trajner ka qenë eksperienca tek Arezzo. Vetëm pas asaj aventure jam kthyer në një trajner të vërtetë. Megjithatë isha me fat edhe në periudhën time te Juventusi.

Kam luajtur me shumë kampionë. Dua të përmend këtu Zidane, Del Piero, Vialli, Baggio. E vështirë që të zgjedh vetëm një, por kam qenë më shumë fat që kam luajtur me ta.

Lojtari më i mirë që kam trajnuar? “Do përmend dy me të cilët kam luajtur më parë e më pas i kam trajnuar. Del Piero dhe Buffon. Më parë isha shoku i tyre i skuadrës, më pas trajneri i tyre. Lojtarë të jashtëzakonshëm. Në jetën time private më pëlqen të kaloj kohë me familjen dhe shokët e mi, me të cilët bëj shumë shaka. Edhe në punë e bëj këtë gjë, por ka edhe momente në të cilat duhet të jesh i ashpër.

A jam romantik? Nuk jam ndonjë romantik i madh, por jam një burrë i apasionuar. Nuk e mbaj mend kurrë datën e përvjetorit, ja kërkoj gjithmonë gruas time që të ma kujtoj. Nuk më pëlqen të bëj dhe të marr dhurata, por jo sepse nuk dua të shpenzoj para, por sepse nuk më pëlqen të bëj shopping”. /oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Facebook

You may also like