Nga kundërshtari më i keq tek e ardhmja, Chiellini flet pas lamtumirës

by admin
Spread the love

Giorgio Chiellini i dha lamtumirën aventurës së tij me Juventusin në fundin e sfidës ndaj Lazios ku nuk munguan lotët edhe mes tifozëve. Pas ceremonisë së organizuar për të, mbrojtësi italian foli për DAZN ku tregoi edhe për të ardhmen e tij.

“Ishte një mbrëmje emocionuese, kam ardhur sot me shumë gëzim dhe pastërti. Kisha disa muaj që po mbaja brenda vetes time këtë mendim dhe mendoj se jam tërhequr në momentin e duhur sepse ishte një sezon ku unë tregova se mund të luaj akoma në nivele të larta. Më pëlqeu shumë si mbrëmje”.

Arrij në fundin e një cikli të mbushur me gëzim. Gjithçka ishte shumë e bukur, nga përshëndetja nga stadiumi deri te miqtë. Më vjen keq që nuk fitova asnjë gjë këtë vit, por është pjesë e jetës. Kjo fanellë do të qëndrojë me mua gjithmonë dhe në të ardhmen do të rikthehem sërish, nuk e di në çfarë roli, por do të rikthehem.

E ARDHMJA NË MLS- “Nuk e di aspak në këtë moment. Më duhet të bëj vlerësimet e mia, është një zgjedhje që nuk bëhet brenda 24 orëve. Duhet të marr një vendim në kokën time dhe së bashku me familjen”.

KUNDËRSHTARËT NË KARRIERË- “Kam pasur shumë kundërshtarë në karrierë, por Interi ka qenë ekipi më i hidhur si rival. Pas 90 minutëshit ka vetëm respekt dhe kam raporte të mira me futbollistët”.

DYBALA- “Paulo duhet të jetë i qetë. Unë kam përjetuar të njëjtat gjëra dhe kam ndryshuar në vitet e fundit për ta shijuar jetën më lehtë. Ai është një djalë i artë dhe do të kisha dashur ta shihja edhe për shumë vite te Juve, por jeta përbëhet edhe nga këto zgjedhje. I uroj atij më të mirat”. /oversport.tv

You may also like