Noizy-n e kemi parë sot në një intervistë nga ato të rrallat, i ftuar në “Ëake up”. Reperi rrëfeu gjithçka për të cilat jemi kuriozë, duke përfshirë këtu edhe sherrin e bujshëm me Ledion Liçon të ndodhur vite më parë në Top Aëards. Noizy tha se pajtimi me Ledion Liçon duhet të kishte ndodhur më shpejt, por nuk ka patur kohë të reflektojë teksa kërkoi që të dy të hapin një epokë të re.
“Të gjithë e dinë që Top Channel është nëna e shumë artistëve, skena e parë që kam shkelur ka qenë në Top Fest. Nuk do të merrem kush e ka fajin më, dua të hapim një epokë të re.
Mund të kishte ndodhur dhe më shpejt ky pajtim, po angazhimi i tepërt nuk më ka dhënë kohë as të reflektoj, udhëtimet e shpeshta jashtë shtetit. Mund të jem tre ditë në Shqipëri dhe më pas jam me koncerte jashtë shtetit.
Nuk kam pasur mundësi të flas me Ledionin, e kam menduar, nuk kam qenë asnjëherë kundër të pajtoheshim. Mund të ishte më ndryshe, por në nerva e sipër nuk e kontrollova dot veten”.
Artisti zbuloi disa detaje edhe nga koncerti që do të mbahet më 14 gusht në sheshin “Nënë Tereza”.
“Koncerti quhet Alpha se është emri i albumit që publikohet disa ditë para koncertit. E kemi caktuar në 14 gusht, se kemi shumë emigrantë në Itali dhe Greqi që vijnë nga mesi i gushtit. Kam në plan ta bëj çdo vit, si koncert që mbahet çdo vit, t’i japim mundësi shqiptarëve të dëgjojmë vetëm hip hop. Do të ketë rreth katër-pesë orë muzikë, nga ora 20:00 deri në 01:00. Shqipëria do të shohë sigurinë më të lartë që ka pasur ndonjëherë në koncerte këtu. Do të jetë spektakël, njerëzit nuk kanë pse të shqetësohen për sigurinë”.
Sa i përket jetës private Noizy rrëfeu se nuk është në një marrëdhënie romantike, pasi nuk ka kohë.
“Tani nuk e kam luksin t’i jap kohën, se këto kohë, tre ditë që jam në Shqipëri dhe pjesa tjetër e javës më kalon jashtë shtetit me koncerte. Nuk di çfarë të bëj më parë. Nuk e kam kohën që duhet t’i kushtoj dikujt”.