“Nga kjo pandemi kemi mësuar se…” Ia vlen ta lexoni

by admin
Spread the love

“Me kohën, flokët tanë do të zbardhen. Ndoshta do të rikthehet sërish frika për të dalë nga shtëpia. Ndoshta do të kemi edhe frikë të shtrëngojmë dorën e dikujt, sepse mundet të infektohemi nga një virus i padukshëm. Ama një gjë është e sigurtë, nga kjo pandemi po dalim të mësuar të bëjmë gatime dhe pica, si dhe të mos shpërdorojmë ushqimin që tepron.

Nga kjo pandemi kemi mësuar se një mjek apo një infermiere duhet të duartrokiten më tepër se një lojtar futbolli, si dhe puna e një mësuesi nuk mund të jetë e njëjta si fizikisht, edhe online. Kemi mësuar se tëmbash maskë, në disa momente, është më e rëndësishme se sa çdo modë tjetër. Kemi mësuar se teknologjia është e rëndësishme, ndonjëherë jetësore, ama kur përdoret siç duhet. Ajo mund të jetë e dëmshme, kur dikush e përdor për qëllimet e veta.

Kemi kuptuar se dalja me makinë nuk është një domosdoshmëri, dhe se shëtitjet në këmbë mund të jenëmë të bukura. Do të ndihemi më të vetmuar, ama edhe do të çmallemi më tepër kur të takojmë të tjerët. Do të kuptojmë se jeta është e bukur, sepse jetohet.

Ne jemi pika të një oqeani unik dhe se vetëm bashkë mund t’ia dalim mbanë nga disa situata të caktuara. Kemi kuptuar se ndonjëherë e mira ose e keqja, vijnë nga personi që e prek më së pakti. Pastaj do tëshihemi në pasqyrë dhe ndoshta do të kuptojmë se flokët e bardhë nuk duken edhe aq keq, apo se jeta nëfamilje na pëlqen, apo se të sigurojmë ushqimin për ta na bën të dukemi të rëndësishëm.

Do të mësojmë t’i dëgjojmë frymëmarrjet, kollitjet dhe do të shihemi në sy, të distancuar, për të mbrojtur veten dhe ata që duam. Do t’i përshtatemi, njësoj siç i jemi përshtatur, disa rregullave të rëndësishme tëbashkëjetesës. Mirëpo sot, në këtë ditë pranvere, une dua të besoj se çdo gjë mund të arrihet dhe tëndryshohet për mirë. Dua të besoj se gjithçka do të zgjidhet dhe do ta kalojmë shumë shpejt”. – Nga interneti, autor anonim.

You may also like