Nga Ibra, te Tomori e shqetësimi Rebic: Situata te Milani para derbit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Stefano Pioli ende nuk e ka të qartë se si do ta rreshtojë skuadrën e tij në derbin kundër Interit, që luhet të shtunën në orën 18:00 dhe transmetohet në Oversport.

Zlatan Ibrahimovic duket se ka pak shanse të kthehet për këtë ndeshje, pasi edhe ditën e sotme ka punuar vetëm në palestër për shkak të problemit që ka në tendinën e Akilit.

sa i takon Fikayo Tomori, i cili bëri një ndërhyrje në menisk, ai është stërvitur pjesën më të madhe të stërvitjes me grupin. Gjithsesi gjasat janë që Milani të mos rrezikojë duke e mos e aktivizuar nga fillimi.

Së fundmi te kuqezinjtë kanë një tjetër problem dhe ai është Ante Rebic. Sulmuesi ka punuar veçmas skuadrës dhe duhet parë gjendja e tij, për të mësuar nëse do jetë gati për derbin. / oversport.tv

You may also like