Nga gjobë në burg/ Çfarë rrezikon ish-Presidenti Amerikan nëse shpallet fajtor për keqpërdorim të të dhënave

by admin
Spread the love

Ish-presidenti Donald Trump mund të ndalohet të mbajë poste publike nëse shpallet fajtor për keqpërdorimin e të dhënave të Shtëpisë së Bardhë.

Ekspertët ligjorë kanë paralajmëruar se kontrolli, mund të jetë një zhvillim ‘i madh’ për shpresat e Trump për të kandiduar për president në vitin 2024.

“Nëse Trump dënohet sipas këtij statuti federal, atij do t’i ndalohet të mbajë çdo detyrë, përfshirë zyrën e presidentit”, tha ish-prokurorja federale Neama Rahmani për DailyMail.com. “Kjo do të ishte e madhe.”

Trump mund të akuzohet sipas Kodit të SHBA-së, Titulli 18, Seksioni 2071, i cili përfshin fshehjen ose shkatërrimin e dokumenteve të qeverisë amerikane.

Kodi thotë se kushdo që ‘fsheh, heq, dëmton, fshin ose shkatërron me dashje dhe në mënyrë të paligjshme, ose tenton ta bëjë këtë, ose, me qëllim për ta bërë këtë, merr dhe heq çdo procesverbal’ mund të gjobitet dhe dënohet me një maksimum prej tre vjet burg.

Ish-presidenti Donald Trump tha në një deklaratë të gjatë të hënën se FBI-ja po kryente një kontroll në pronën e tij në Mar-a-Lago dhe pohoi se agjentët kishin thyer një kasafortë të tij.

Një person me njohuri për çështjen tha se veprimi kishte të bënte me një hetim që kërkon të zbulojë nëse Donald Trumpi kishte marrë të dhëna të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë në rezidencën e tij në Florida. Ligji federal ndalon vendosjen e dokumentave të klasifikuara në vende të paautorizuara, megjithëse është e mundur që zoti Trump mund të përpiqet të argumentojë se, si president, ai ishte autoriteti përfundimtar i deklasifikimit.


Top Channel

You may also like