Nga Equos Resort te kreperia në Vlorë, kjo është fundjava e politikës shqiptare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Fundjava konsiderohet pushim për shumicën, por për të tjerë mund të jetë edhe ditë pune.
Presidenti Ilir Meta ka shijuar në ambientet e Equos Resort një drekë e një gotë në shoqërinë e shefit të ri të sallës që fokus ka të sjellë më afër shijen tradicionale dhe siç thotë vetë Meta: Nuk zhgënjen. Fundjava në Equos gjithë verën sjell aquaparkun më të madh, ndërkohë gjatë stinëve të tjera sjell qetësinë e natyrës dhe kuajve në akademinë e hipizmit që ofrohet pranë këtij resorti.

I veshur sportiv dhe larg pamjes së zakonshme zyrtare Presidenti na dha edhe një sugjerim për destinacionin e fundjavës.

Sot politika shqiptare ka pasur ngjarje të rëndësishme, siç ishte Kuvendi i Partisë Demokratike që zgjati rreth 6 orë. Basha i është përkushtuar punës për Kuvendin demokrat dhe referendumin që u mbajt së fundmi për kryetarin e partisë opozitare.

Nga ana tjetër Rama, ka udhëtuar deri në Vlorë për të vizituar Bulevardin e Ri të qytetit dhe ka konsumuar një krep si për t’i dhënë drejtim ditës.

 

You may also like