Nga e mërkura asnjë shenjë jete, 10 punëtorë ende të bllokuar në një minierë në Meksikë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

 “Jam i dëshpëruar, nuk e di a do ta shoh përsëri tim atë”, thotë Ronaldo Mireles Romo me lotësh, djali i një prej 10 punëtorëve të bllokuar në një minierë qymyri të përmbytur në Agujita, Meksikën veriore.

Ronaldo dhe nëna e tij po kalojnë orë ankthi në pritje të një lajmi të mirë.

“Ndjej dhimbje, pafuqi, zemërim sepse ndonjëherë të japin informacion jo të plotë, por nuk kemi ç’të bëjmë , duhet të presim që autoritetet të bëjnë punën e tyre. Kerkuam edhe vetë më fëmijët por ishte e kotë”, thotë ajo.

Ndërsa  Rodaciano Rodriguez pret për vëllanë e tij:

“Jam këtu  për vëllain tim, dua që ai të dalë gjallë. Shpresoj që me ndihmën e Zotit ai të mund të dalë i gjallë”.

Miniera u shemb që të mërkurën, dhe që ath me qindra trupa të ekipe të shpëtimit po punojnë intensivisht për të nxjerrë trupat e bllokuar.

Qeveria tha se nuk kishte marrë asnjë ankesë në lidhje me sigurinë.

 


Top Channel

You may also like