Nga e hëna reshjet e shiut pritet të kthehen në borë

by admin
Spread the love

Instituti Hidrometeorlogjik njofton sot për mot kryesisht të vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite dhe gjatë natës, të cilat pritet të jenë më të dentura. Temperaturat minimale parashikohet  të lëvizin nga 4 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja prej 10 deri në 15 gradë. Pritet të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor.

Në Shkup pasdite dhe gjatë natës parashikohet të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu. “Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 12 gradë”, njofton Instituti.

Sipas Institutit, nga e hëna reshjet të kthehen në borë, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta bore në disa zona më të ulëta, sidomos në pjesët veriore.


You may also like