Nga cilat vende importoi Kosova, e ku eksportoi? – këto janë të dhënat e fundit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator 2022.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 6.5% në muajin shtator 2022, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 401.1 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 376.5 milionë euro në vitin 2021.

Eksporti mbulon importin me 16.1%.

Eksporti i mallrave në muajin shtator 2022 kishte vlerën 77.0 milionë euro, ndërsa importi 478.1 milionë euro, që është një rritje prej 1.9% për eksport dhe 5.8% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 23.6% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 16.4% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 15.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8.2% e përbëjnë produktet minerale; 5.6% e përbëjnë produktet bimore, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17.5% e përbëjnë produktet minerale; 12.2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.2% e përbëjnë makineritë dhe pajisjet mekanike e elektrike; 6.6% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.5% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 6.3% e përbëjnë produktet e industrisë kimike, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28.9 milionë euro, ose rreth 37.6% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 31.3%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (12.7%), Italia (5.8%), Holanda (3.9%), Sllovenia (3.3), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 193.6 milionë euro, ose 40.5% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 12.6%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (10.1%), Greqia (6.6%), Italia (4.5%), Sllovenia (3.1%), etj.

Në muajin shtator 2022, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 28.1 milionë euro, ose 36.6% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 12.1%.

Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Maqedonia e Veriut (11.9%), Shqipëria (11.5%), Serbia (7.7%) dhe Mali i Zi (4.1%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin shtator 2022, arritën në 85.1 milionë euro, ose 17.8% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 0.8%.

Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.0%), Maqedonia e Veriut (4.6%), dhe Shqipëria (4.0%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 19.8 milionë euro, ose 25.8%.

Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (10.3%), dhe Zvicra (8.6%).

Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 199.3 milionë euro, ose 41.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15.9%) dhe Kina (10.1%).

You may also like