Nga Borussia te Borussia, Dortmundi “blindon” krahun e majtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Borussia Dortmund ka siguruar një përforcim për sezonin e ardhshëm. Verdhezinjtë po garojnë për fitimin e Bundesligës dhe kanë hedhur një hap drejt kualifikimit në çerekfinalet e Champions League.

Footmercato dhe Sport Bild shkruajnë se drejtuesit e klubit gjerman kanë bindur Ramy Bensebaini të vijojë karrierën në “Signa Iduna Park”. 27-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Borussia M’Gladbach.

Bensebaini luan si anësor i majtë, por mund të bëjë mirë edhe rolin e qendërmbrojtësit. Këtë sezon numëron gjashtë gola me M’Gladbach. Gjashtë vite më parë debutoi me kombëtaren e Algjerisë, fanellën e së cilës e ka veshur 51 herë deri tani (6 gola).

Bensebaini ka luajtur më parë në kampionatin francez (Rennes, Montpellier) dhe Belgjikë me skuadrën e Lierse. Ai do të garojë sezonin e ardhshëm për një fanellë titullari te Dortmundi bashkë me Raphaël Guerreiro dhe Julian Ryerson.


Top Channel

You may also like