Nga ato që thotë, vështirë të kuptosh nëse Enca po bën jetën e saj larg ‘Instagramit’ apo nuk jeton dot pa të

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Enca po shijon jetën prej muajsh larg nga ‘Instagram’ (siç thotë ajo), por mos funksionimin e tij për disa orë e vajti ajo më shumë. Të paktën kështu u kuptua nga reagimi i këngëtares pasi faqja e saj u rikthye në normalitet. Me një postim në story, Enca u shpreh: “Ohh Instagram-i im i dashur sa më mungove”.

Pas kësaj shumë fansa dhe ndjekës të saj kanë reaguar në forma të ndryshme, por një përgjigje mori veçanërisht vëmendje. Dikush e pyet çfarë bëri aq orë sa nuk punoi ‘Instagram’ dhe përgjigja e Encës na konfuzoi pak. “Po jetoja jetën time, siç kam bërë muajt e fundit, deri diku pak larg rrjeteve sociale. Vetëm maja e ajsbergut të jetës time përfundon ën ‘Instagram’. Përtej të gjithave e dua shumë IG, por s’kaloj më shumë se 30 minuta në ditë (max). Por ju premtoj që do jem më aktive soon”, shkroi ajo.

Morët vesh gjë ju, i ka munguar apo jo Instagram-i Encës?/revistawho.com

 

 

You may also like