Nga ankesat për Elgitin tek planet për bebin nr.2, rrëfehet Klea Huta

by admin
Spread the love

Klea Huta, e ftuar sot në “Rudina” në Tv Klan, bëri një rrëfim të gjatë për jetën e saj që nga karriera tek planet për të zgjeruar familjen. Klea u ndal fillimisht tek projektet muzikore duke pohuar se fajin pse nuk ka sjellë ndonjë këngë të re e ka partneri i saj, Elgit Doda.

Klea Huta: Është e vërtetë, por burri im është shumë i zënë  me këngët e veta dhe…

Rudina Magjistari: Me këngët e veta apo edhe për të tjerët?

Klea Huta: Edhe për të tjerët po me këngët e veta sidomos se Giti në fakt i është përkushtuar. Këtë vit është viti i Gitit dhe jam shumë e lumtur e shumë krenare për rrugëtimin e tij dhe suksesin që po përjeton, por prapë është shumë i zënë për gruan e tij, bën këngë vetëm për vete.

Rudina Magjistari: Po mirë, po një duet të paktën, t’ia marrësh kalanë nga brenda? Një duet mungon tek ju të dy dhe duhet, nuk ka një çift që s’ka bërë një këngë bashkë.

Klea Huta: Është e vërtetë, vetëm ne s’kemi bërë. E kemi në plan, por kam përshtypjen që pas Verës.

Klea nuk hezitoi të tregojë hapur edhe planet për zgjerimin e familjes.

Klea Huta: “Po më lind dëshira për një fëmijë të dytë”, thashë. Më pëlqeu karroca…

Rudina Magjistari: Dhe po të lind dëshira nuk do të thotë që je apo jo? Do të thotë që do ta bësh, e ke në plan, ke filluar të ndiesh dëshirën për ta bërë një fëmijë?

Klea Huta: Dëshirën, qëndrojmë te dëshira.

Rudina Magjistari: Në kohë je tani, nuk po themi diçka…

Klea Huta: Patjetër, ne jemi familje e madhe me tre motra, mami, babi, jemi rritur me gjyshërit në shtëpi dhe e dua familjen e madhe, por e kemi në plane.

Rudina Magjistari: Po Elgiti? Sa fëmijë janë ata?

Klea Huta: Dy djem. Kështu që unë kam një kunat.

Rudina Magjistari: Pra do të kesh një familje të madhe?

Klea Huta: Dua ta kem një familje të madhe, por se kur nuk di ta them.

Rudina Magjistari: Nuk ke bërë plane për çështje diference, plane moshe?

Klea Huta: Jo. Përkundrazi unë kam dëshirë që Kridin ta shijoj deri në moshën 5-6 vjeç, domethënë e morët vesh lajmin që për nja 5 vjet nuk ka shtatzëni të dytë.

You may also like