Nga afrimet e reja te senatorët e ekipit, Stefano Pioli bën bilancin e Milanit

by admin
Spread the love

Stefano Pioli ka dhënë një intervistë të gjatë për Lega Serie A ku ka folur për të kaluar, të tashmën dhe të ardhmen e tij te Milani. Tekniku kuqezi e nisi fjalën e tij me duke bërë një bilanc për Milanin e këtij sezoni.

“Bilanci i kampionatit do të ishte shumë pozitiv nëse nuk do të mposhteshim nga Napoli sepse mendoj që me mënyrën si luajti skuadra, meritonim më shumë. E dimë që duhet të vazhdojmë kështu dhe se mund të bëjmë më mirë. Në nivelin tonë, vëmendja ndaj detajeve është ajo që bën diferencën.”

Stefano Pioli u ndal edhe te titulli kampion që fitoi me Milanin e tij në sezonin e kaluar.

“Fitimi i titullin kampion për një grup kaq të ri ishte shumë i rëndësishëm. Na ndërgjegjësoi më shumë për kualitetet që kemi dhe për mënyrën se si duhet të paraqitemi në fushë. Kjo na bëri që të kthehemi edhe në objektivin kryesor të kundërshtarëve tanë. Të gjithë luajnë për të na mposhtu dhe për këtë arsye ne duhet që të rrisim nivelin tonë nëse duam të konkurrojmë për të fituar sërish.”

Milani në merkaton e janarit bëri disa afrime të rëndësishme për të përforcuar ekipin. Tekniku kuqezi ka një koment edhe për ta, por pa harruar senatorët që e çuan Milanin drejt titullit kampion.

“Lojtarët e rinj po futen mirë në mekanizmat e ekipit. Janë të gjithë të talentuar, të rinj dhe me potencial të madh. Sigurisht që ata bëjnë pjesë tashmë në një grup shumë konkurruese edhe në nivelin numerik, por kanë të gjitha cilësitë për të qenë të rëndësishëm për ne.

Jam i kënaqur gjithashtu edhe nga lojtarët e vjetër, i kam thënë të gjithëve se janë më mirë se viti i kaluar, më të fortë, më të bindur dhe më profesionalë. Kur stërvit një grup të tillë, mund të kërkosh vetëm maksimumin”. /oversport.tv

You may also like