Nga 1 tetori janë raportuar rreth 16 mijë raste me grip sezonal, IKSHPK thirrje qytetarëve

by admin
Spread the love

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) përmes një komunikate për media ka thënë se gripi sezonal ka shtuar intensitetin e përhapjes në vendin tonë.

Siç njofton ISKHPK nga 1 tetori 2021 e deri më 12 dhjetor 2021, janë raportuar gjithsej 15 mijë e 786 raste të sëmundjes së ngjashme me grip.

Postimi i plotë :

Qytetarë të nderuar! Kujdes!
Gripi sezonal po shton intensitetin!
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë tërë vitit bën mbikëqyrjen permanente të Influencës sezonale me intensifikim të aktiviteteve gjatë sezonës përkatëse tetor-maj.
Edhepse gripi sezonal akoma nuk ka arritur pragun epidemik, vërehet një intensitet i shtuar i rasteve me grip sezonal.
Nga fillimi i sezonës, 01 tetor 2021 (java e 40-të) deri më 12 dhjetor 2021 (java e 49-të) në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë raportuar gjithsej 15,786 raste të Sëmundjes të ngjashme me Grip (ILI), 2,498 raste të Infeksioneve respiratore akute (ARI) dhe 69 raste me Infeksion të rëndë respirator akut (SARI).
Gjatë javës së 49-të (06.12.2021-12.12.2021) janë raportuar 5,998 raste ILI (Sëmundje e Ngjashme me Gripin), 465 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 12 raste me Infeksion të Rëndë Akut Respirator SARI.
Në laboratoret e Qendrës kombëtare të gripit është identifkuar tipi A i gripit sezonal, subtipi H3, i cili gjendet në komponenten e vaksinës së gripit e cila mbron personat e vaksinuar.
Gjatë javës të fundit nga rastet e hospitalizura në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale janë raportuar 49 raste me ARI, 13 raste me ILI dhe 12 raste me SARI.
Instituti Kombëtar apelon te të gjithë Drejtorët Komunal të Shëndetësisë të ngritet niveli i vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.
E përsërisim rekomandimin tonë që Inspektorati shëndetësor të mbikëqyrë të gjitha Institucionet shëndetësore të Kosovës për të urdhëruar për obligimin ligjor të paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse.
Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës tërheqin vërejtjen se virusi A bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm sezonal, por rekomandohet vaksinimi për të gjithē personat e moshuar, personat me sëmundje kronike dhe personat me imunitet të dobësuar.
Si të mbroni vehten dhe të tjerët:

  • Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
  • Nëse keni shenja të gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore!
  • Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale).
  • Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
  • Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve!
  • Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes!
  • Hidhni faculetën menjëherë pas përdorimit në shportën e mbeturinave!
  • Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të pa pastruara!
  • Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi!
  • Shmangni përqafimin, puthjen dhe shtrëngimin e duarve kur përshëndeteni!
  • Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni ambientin ku qëndroni!
  • Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik!

You may also like