Nga 1 dhjetori me masë të posaçme të ndihmohen prodhuesit e bukës, vajit dhe produkteve tjera themelore

by admin
Spread the love




Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka deklaruar sot se është përgatitur masa për prodhuesit e produkteve themelore, ndërsa operacionalizimi i saj mund të fillojë nga 1 dhjetori.
Siç theksoi Bekteshi, në bashkëpunim me ministrinë e financave janë duke krijuar masa për kompanitë që janë në tregun e lirë.
“Me ministrin Besimi po krijojmë masa për kompanitë e vogla të cilat janë në tregun e lirë. Për prodhuesit e produkteve themelore si buka dhe vaji për ushqim, ministri e ekonomisë sapo ka përgatitur masë e cila duhet të hyjë në fuqi nga 1 dhjetori”, tha Bekteshi.
Ai shpjegoi se qëllimi i masës është që të ulet çmimi i imputove për produktet themelore dhe të pengohet shtrenjtimi i tyre. /SHENJA/


You may also like