Neymar rrezikon burgun?! Ja për çfarë akuzohet futbollisti i njohur dhe familja e tij!

by admin
Spread the love

Mediat e huaja raportojnë se Neymar do të dalë në gjyq në tetor për “parregullsi në transferimin e tij te Barcelona”.

Gjyqi do të mbahet nga 17 deri në 31 tetor. Një ankesë është paraqitur shtatë vjet më parë nga DIS, një kompani braziliane e cila fokusohet në tregun e futbollit. Ata zotëronin 40% të “të drejtave federative” të Neymar ndërsa ai ishte në Santos.

DIS pretendon se janë mashtruar nga Neymar, të afërmit e tij dhe Barcelona dhe kërkojnë kompensim prej më shumë se 126 milionë euro.

Si prokuroria ashtu edhe DIS pretendojnë se në vitin 2011 lojtari dhe babai i tij nënshkruan dy kontrata të simuluara me Barcelonën pa e njohur që të drejtat e tij i përkisnin Santos.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain iu bashkua Barcelonës nga Santos në vitin 2013. Prokuroria kërkon një dënim me 2 vjet burg ndërsa DIS kërkon një dënim me 5 vjet dhe që Neymar të largohet nga futbolli në të njëjtën kohë.

Ata gjithashtu duan që prindërit e Neymar të shkojnë në burg për 5 vjet ndërsa prokuroria kërkon 5 vjet për babanë e tij dhe 1 vit për nënën e sulmuesit.

Rikujtojmë, se 1 muaj më parë avioni privat i futbollistit Neymar është detyruar të bëjë një ulje emergjente pas largimit nga Barbados.

Disa burime pohojnë se avioni, në pronësi dhe i përdorur nga futbollisti, u ul i sigurt në verilindje të Brazilit pas momenteve të panikut. Mbetet e paqartë nëse Neymar ishte në avion kur ndodhi incidenti shqetësues. Megjithatë, ai kishte ndarë më herët një foto të tij dhe të motrës Rafaella duke pozuar në një pistë pranë një avioni./Top Albania Radio


Top Channel

You may also like