Neymar mendon largimin/ E ardhmja e brazilianit “në duart” e Mbappe-së

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Paris Saint-Germain është kthyer në qendër të vëmendjes. Pak ditë më parë, klubi njoftoi rinovimin me Mbappe, me francezin i cili jo vetëm do të përfitoj shuma të majme në kontratë, por drejtuesit i kanë premtuar një pushtet absolut në skuadër.

Gjithsesi, PSG nuk është Mbappe, të paktën në letër, pasi në organikë, francezët disponojnë edhe emra si Messi dhe Neymar. Me merkaton e verës në horizont, zërat se këta dy të fundit mund të largohen po shtohen nga dita në ditë. Së fundmi, në mediat spanjolle po përflitet se braziliani Neymar nuk konsiderohet i pashitshëm në “sytë” e drejtuesve parizienë.

A ndikon Mbappe në këtë situatë?

Patjetër që po. Marrëdhënia midis francezit dhe brazilianit nuk është aspak e mirë, ose thënë ndryshe, nuk është ajo që ishte në fillim. Vazhdimisht ka pasur përplasje, si në mendime, por edhe në ndeshje dhe tashmë, me fuqizimin e Mbappe, Neymar po mendon për një të ardhme të re, larg Parisit.

Problemi i vetëm është paga e 30-vjeçarit, i cili në Paris përfiton 36 milionë euro dhe deri më tani askush nuk është në gjendje ta përballojë një shifër të tillë. Deri tani, ka pak zëra për një largim të Neymar nga PSG, por merkato e verës ka treguar gjithmonë se në fund di të rezervojë surpriza dhe si PSG dhe Neymar dinë mjaftë mirë ta bëjnë diçka të tillë.

Neymar u bashkua me parizienët në verën e vitit 2017-ës nga Barcelona dhe numëron pesë sezone në Francë, por shkëlqimi i tij ka ardhur gjithmonë e në rënie./ Shqip


Top Channel

You may also like