Neymar lojtari më i “sakatuar”, në Serie A “mbreti” është Andrea Belotti

by admin
Spread the love

Neymar është lojtari ndaj të cilit janë shkarkuar më shumë faulle, nga viti 2016. “Be Soccer Pro” ka publikuar një listë dhe braziliani mesatarisht pëson 4.39 faulle për ndeshje dhe numëron në total 1040 ndërhyrje të gabuara në dëm të tij.

Leo Messi është i dyti, me 839 faulle kundër, duke lënë pas sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti. Italiani e ka mesataren më të lartë në fakt, me 3.27 faulle për ndeshje, kundrejt 2.54 ndaj yllit argjentinas që këtë sezon luan për PSG-në.

Nga Serie A janë edhe tre lojtarë të tjerë në 10 lojtarët që kanë pësuar më shumë faulle. Juan Cuadrado i Juventusit është në vendin e pestë, pas Jack Grealisht, kurse i gjashti Hirving Lozano, lojtar i Napolit.

Dhjetëshja përmbyllet me Josip Ilicic të Atalantës, i cili ka pësuar 612 faulle dhe mesatarisht e ka 3.23 faulle për ndeshje, nga mesataret më të larta. / oversport.tv

You may also like