Newcastle në garë për Christensenin

by admin
Spread the love

 

Newcastle Unitedi është futur në garë për mbrojtësin e Barcelonës, Andreas Christensen.

Madje, mësohet se Newcastle po e rivalizon Manchester Unitedin për danezin 27-vjeçar, i cili pritet të largohet nga Barcelona në fund të edicionit.

Christensen është nxjerr në shitje nga klubi spanjoll, që për kartonin e tij po kërkon të paktën 40 milionë euro.

Ai te Newcastle po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen dhe ekipi anglez do të bëjë të pamundurën për transferimin e tij.

Christensen ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, ndërsa këtë edicion ka një asistim në 27 paraqitje në të gjitha garat.

You may also like