Nevzad Lutfiu zgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë

by admin
Spread the love

Nevzad Lutfiu nga Lëvizja për Progres Demokratik është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lutfiu i cili tha se pas zgjedhjes në këtë post do të troket në secilën derë ku mund të realizohen interesat e shqiptarëve të Luginës.

“Një mesazh për ata që më kanë mbështetur pa rezerva deri në këtë moment, mos më lejoni të gabojë dhe nëse gaboj, mos mi arsyetoni gabimet”, shkroi Lutfiu, transmeton Klankosova.tv.

Lutfiu më tej tha se oponenca politike për të përfundon sot, e siç tha ai “të gjithëve ju konsideroj të njëjtë”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like