Neville: Xhaka buzëqeshi ndërsa Raphinha ishte goditur në tokë

by admin
Spread the love

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ishte jashtëzakonisht me fat në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Leeds, pasi shpëtoi nga kartoni i kuq, pas ndërhyrjes ndaj Raphinhas, transmeton Insporti.

Xhaka bëri në një ndërhyrje ndaj anësorit brazilian, Raphinhas në kyçin e këmbës.

Gjyqtari i ndeshjes, Andre Marriner, nuk e ndëshkoi mesfushorin shqiptar.

Lidhur me këtë reagoi Gary Neville, i cili tha se Xhaka buzëqeshi ndërsa Raphinha ishte goditur në tokë.

Teksa, edhe gazetari sportiv i Times, Henry Winter, reagoi duke thënë se Xhaka duhej të ndëshkohej me të kuq.

“Xhaka duhej të përjashtohej pas ndërhyrjes ndaj Raphinas” – shkroi ai.

Megjithatë, përkundër polemikave lidhur me ndërhyrjen, Xhaka shkëlqeu ndaj Leeds, me asistimin briliant për golin e dytë që e realizoi Martinelli.

Xhaka ishte njëri nga më të mirët e takimit mbrëmë ndaj Leeds dhe u vlerësua me notë 7.9.

/Insporti.com

Lexo lajme interesante

You may also like