Neuer pranë rinovimit me Bayernin

by admin
Spread the love

Bayern Munich tashmë ka nisur të bisedimet me disa futbollistë që të rinovojnë kontratat.

Një gjë të tillë ‘Bavrezët’ synojnë ta bëjnë edhe me portierin Manuel Neuer.

Neuer ka kontratë aktuale me klubin deri në qershor të vitit 2023, por ai tashmë ka ofertën e re për të zgjatur kontratën.

Sipas’Sport1′, 35-vjeçarit i është ofruar një marrëveshje e re deri në vitin 2025 duke përfshirë edhe rritjen e pagës.

Portieri thuhet se është i lumtur te Bayerni dhe pritet që së shpejti të nënshkruajë marrëveshjen e re.

Neuer është pjesë e gjigantit gjerman që nga vitit 2011 kur iu bashkua nga Schalke, që nga ajo kohë ai ka fituar çdo trofe të mundshëm me klubin.

You may also like