Aktorja turke Neslihan Atagül, është parë në Kuşadası. U vërejt se barku i aktores së njohur u bë më i dukshëm
Neslihan Atagül dhe Kadir Doğulu u takuan në serialin televiziv ‘Fatih – Harbiye’ i cili u transmetua edhe në RTV21 në vitin 2013 dhe miqësia e tyre u shndërrua në dashuri me kalimin e kohës. Çifti u martuan në vitin 2016.
Neslihan Atagül dha një lajm befasues muajin e kaluar dhe njoftoi se ishte shtatzënë. Aktorja e njohur ka pozuar duke mbajtur barkun;
“ Do të donim ta ruanim edhe pak këtë ‘lumturi’ private. Sinqerisht, kjo ishte e drejta jonë… Shkurt, jemi të lumtur, të kënaqur dhe mirë”, ka shkruar ajo
Sipas mediave turke Neslihan Atagül aktualisht ndodhet me pushime me familjen e saj.