Nesër raundi i ri Zaev-Gashi, cilat janë kërkesat e Alternativës?

by admin
Spread the love

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi nesër do të ketë një takim të ri me kryeministrin Zoran Zaev. Pritet që në tavolinë të jenë kushtet, por ndarja e kulaçit qeveritar. LSDM sot thotë se ndarja e pushtetit do të varet nga negociatat.

“Është normale që në bisedimet që po bëhen për koalicion qeveritar, ndarjet në dikastere të caktuara apo siç thoni ju, ndarja e pushtetit është e mundur të ketë progres. Nuk janë të rëndësishme resorët, nuk kanë rëndësi vetëm pozitat, është e rëndësishme të kemi një qëllim të përbashkët dhe kjo është rruga euroatlantike, menaxhimi i krizës ekonomike, energjetike dhe shëndetësore”, tha Stefan Vasev nga LSDM.

Nga Alternativa nuk japin prononcim zyrtar se cilat janë kushtet dhe kërkesat e tyre.

Por jozyrtarisht siç spekulohet nga burime qeveritare kjo parti kërkon 3 ministri dhe një post zvkryeministri.

Ditë më parë eksponentë të kësaj partie përmende se janë për trajtim të barabartë në kuadër të koalicionit, edhe pse janë vetëm 4 deputetë. Poashtu ndër kushtet janë zbardhja e rasteve të montuara përmes një ekspertize ndërkombëtare, zbardhje dhe përgjegjësi për rastet e fundit, zhvillimi i barabartë i komunave, përfshi heqjen e komunës së Likovës si zonë e rrezikshme për investime si dhe kushte tjera.

You may also like