“Nesër merr fund tranzicioni politik në Shqipëri”, çfarë po paralajmëron Frrok Çupi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Frrok Çupi tha në një intervistë televizive se 6 dhjetori do të jetë një nga ditët më të shënuara në historinë e Shqipërisë politike.

Nëse më herët ishte ëndërr që Europa të hidhte sytë nga Shqipëria, tashmë liderët e BE-së dhe Ballkanin Perëndimor mblidhen për një samit në kryeqytet.

“Është jo thjesht festive. Për mendimin tim është një ngjarje që ndryshon kuptimin e rajonit dhe kuptimin politik të Shqipërisë për të ardhmen. Është një qëndrim i Europës që arrin të zhvendosë boshtin e kontinentit, në pjesën lindore të kontinentit të vet dhe është arritja më e madhe që ka parë qytetërimi perëndimor,” – u shpreh Çupi.

You may also like