Nesër Ballkani mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

by admin
Spread the love

Nesër do të bëhet tërheqja e shortit për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Shorti do të organizohet me fillim nga ora 12:00, njofton Klankosova.tv.

Ndërkohë, UEFA ka bërë ndarjen e ekipeve në tri grupe me nga 10 skuadra, bazuar në renditjen e klubeve.

Kampioni i Kosovës, Ballkani, për sezonin 2021-22, gjendet në grupin 2.

Në këtë grup janë: Malmo (Suedi). Bodo-Glimt (Norvegji), HJK (Finlandë), The New Saints (Uells) dhe Zalgiris (Lituani).

Ballkani në raundin e parë do të përballet me njërën prej këtyre skuadrave.

Ndeshja e parë do të zhvillohet me 5 korrik, derisa ajo kthyese një javë më vonë.

You may also like